Home Lajmet Lajmet nga Bota I moshuari i shpëton koronavirusit por fatura e spitalit është shokuese

I moshuari i shpëton koronavirusit por fatura e spitalit është shokuese

0
I moshuari i shpëton koronavirusit por fatura e spitalit është shokuese

70-vjeçari Michael Flor nga Washington i SHBA-ve, i cili ishte i infektuar me COVID-19, thotë se nuk e dinte se qëndrimi në spital do t’i kushtonte plot 1.1 milion dollar.

Ai ka kaluar 62 ditë në njësinë e kujdesit intensive, duke kaluar dhe në një gjendje kome. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq shumë, sa që mjekët lajmëruan familjarët për t’i dhënë lamtumirën.

Mirëpo gjendja shëndetësore e Michael mori një kthesë përmirësimi, derisa ai tashmë ka arritur ta mposhtë sëmundjen. Ajo që e ka shqetësuar shumë atë, është fakti se fatura e spitalit ishte shumë e shtrenjtë, plot 1.1 milionë dollar.

“Nuk po e besoja atë që pashë, 1.1 milionë dollar. O Zot çfarë shifre ende nuk e besoj”, u shpreh për mediat vendase 70-vjeçari.

Megjithëse i moshuari është i siguruar, kompania nuk ka marrë përsipër pagimin e plotë të tarifës. Një pjesë e mirë e shumës do të paguhet nga vetë ai.

“Ndihem në faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, u shpreh Flor. /tch/

The post I moshuari i shpëton koronavirusit por fatura e spitalit është shokuese appeared first on Rahovecnews.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!