Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Lipjan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 19:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Komunën e Lipjanit me ç’rast kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona.
Sipas njoftimit në aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë, ku ngasësi i traktorit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe akoma nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan lajmi.net.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, e po ashtu i lënduar është edhe një pasagjer mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.