Vdes një nga aktivistët e parë të VV-së

vdes-nje-nga-aktivistet-e-pare-te-vv-se

‘’Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Enver Gashi, aktivisti i palodhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!’’, thuhet në njoftim.

‘’Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!’’

‘’I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtuar sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj. E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!’’, thuhet tutje.