U mbajt seanca solemne e Kuvendit Komunal për nder të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Rahovecit Liria është fituar me gjakun e dëshmorëve, djersë dhe sakrifica të gjithë shqiptarëve, thotë Smajl Latifi


​Nga Shaip Shala


Nën kryesinë të kryesuesit Afrim Dina, e në praninë edhe të kryetarit Smajl Latifit dhe nënkryetarit Fatmir Iska, u mbajt seanca solemne e Kuvendit komunal në Rahovec, për nder të Ditës së çlirimit, gjegjësisht 21 vjetorit, ku ishin të pranishëm qytetarë, familjar të dëshmorëve dhe bashkëluftëtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovēs.

I pari i Rahovecit, kryetari Smajl Latifi, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, thotë : “ Rahoveci dhe gjithë Anadrinia kanë dhënë shumë dëshmorë, gjak dhe sakrifica për liri ë e Kosovës, është paguar çmimi i lartë për të sotmen.

Luftëtarëve të lirisë iu bashkuan shumë djem dhe vajza në brigadën 124 “ Gani Paqarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, duke i përballuar sfidat me armikun shumëvjeçar, por me moral dhe ideal të lart ngadhnjyen , dhe ne gjithmonë kontributin dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve, martirëve pēr lirinë që e gëzojmë sot, “ thotë në fund Smajl Latifi.

Me vendimin e presidencës së Kosovës, me urdhër të Heroit janë shpallur dëshmorët e kombit, Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Ilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, të cilit janë vrarë më 27 janar 1990 në fshatin Brestoc, gjatë demonstratave të nisura nga Krusha e Madhe për në Rahovec, të udhëhequr nga ideologu i kombit, Ukshin Hoti,por nê Brestoc, rafalet e parapolicëve serb, të urdhëruar nga policët famëkeq, Mishko Bjellanoviq dhe Trajko Roganoviç, iu shuan jetën Nesimiut, Agronit, Halimit dhe Ilmiut, vetëm e vetëm pse kërkonin Liri dhe Demokraci.