Tri vjet, tre ministra të Jashtëm – asnjë njohje

tri-vjet,-tre-ministra-te-jashtem-–-asnje-njohje

Marrë parasysh se që nga viti 2018, me ministrinë e Punëve të Jashtëm kanë udhëhequr tre ministra, deri sot Kosovës nuk i ka ardhur asnjë njohje e re.

Enver Hoxhaj, i cili dikur udhëheqte me këtë dikaster, duke folur për Rahovecnews.net ka thënë se për politiken e jashtme të Kosovës marrja e njohjeve të reja si zgjerim i sovranitetit tonë duhet të mbetet prioritet deri në njohjen e plotë të pavarësisë sonë.

“Për politiken e jashtme të Kosovës marrja e njohjeve të reja si zgjerim i sovranitetit tonë duhet të mbetet prioritet deri në njohjen e plotë të pavarësisë sonë! Se sa do te punohet në ketë drejtim, mbetet ta shohim dhe nuk dua të paragjykoj”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo sipas tij, ndërrimi i shpeshtë i qeverive mund të sjell ndryshim, i cili  pozitiv apo edhe e kundërta.

Hoxhaj po ashtu ka thënë nuk mund ta vlerësojmë punën e një qeverie, e cila ende nuk ka filluar mirë.

“Ndërsa demokracia ka çdo dimension të saj të mirë dhe natyrisht edhe ndërrimin e qeverive, sepse kjo është e shendosh! Mirëpo, shpeshherë ndërrimi sjell ndryshim, i cili  mund të jetë ndryshim pozitiv apo edhe e kundërta! Përtej ndryshimit në njerëz, me e rëndësishme është kontinutiteti në politiken e jashtme! Kjo duhet të ndodhe edhe kur ndryshojnë qeveritë! Nuk mendoj se mund ta vlerësojmë punën e një qeverie, e cila ende nuk ka filluar mirëfilli”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Ndërsa, analisti politik, Rasim Alija thtoë se padyshim që rëniet e shpeshta të qeverive dhe ndërrimin e ministrave le një shenjë në aspektin e punës për lobimin për njohje.

Por sipas tij, marrë parasysh këtu edhe dialogun me Serbinë karshi një fushate agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

“Pa dyshim që ka lidhje edhe me rënien e shpeshta të qeverive dhe ndërrimin e ministrave. Pra kemi pas lëvizje të ministrave dhe kjo pa dyshim që e len një shenjë në aspektin e punës për lobimin për njohje. Mirëpo ajo çka është esenciale themelore në këtë rast është imazhi i Kosovës që është krijuar, këtu kemi parasysh edhe dialogun me Serbinë karshi një fushate agresive të Serbisë karshi Kosovës padyshim që njohjet kanë ardhur duke rënë, njëkohësisht edhe cilësia e punës së vetë institucioneve të Kosovës e vet MPJ-së, pa përjashtuar edhe institucionet tjera ka qenë goxha anemike, thënë shkurt institucionet tona  nuk kanë arritur që ta ndalin hovin e Serbisë për fushatën e çnjohjeve. Realisht sidomos në dy vitet e fundit trendi ose proporcioni i njohjeve në raport mosnjohje shkon kah çnjohjet edhe pse të shumica prej tyre të pakonfirmuara, mirëpo trendi është i tillë”, ka thënë Alija.

Ai tutje thotë në njërën anë është jostabiliteti i qeverisjeve në Kosovës e në anën tjetër është edhe fushata e agresive Serbisë, e mbi të gjitha edhe procesi i dialogut kanë bërë që Kosova të ngec në këtë aspekt.

“Pra me bë një rekapitullim ose një përmbledhje të gjithë kësaj në njërën anë është jostabiliteti i qeverisjeve në Kosovës e në anën tjetër është edhe fushata e agresive Serbisë, e mbi të gjitha edhe procesi I dialogut. Mirëpo në masë të madh fajin për të gjitha këto e kanë subjektet politike që gjatë qeverisjes së tyre kanë arrit që Kosovën kanë arrit me rikthy në tavolinën e bisedimeve e mbi të gjitha që në këto tavolina të jetë edhe si efekt anësor edhe rënia e numrit të njohjeve, respektivisht fushata e Serbisë për çnjohje”, ka thënë Alija.

Shteti i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës është Barbadosi, teksa nota verbale nga ky shtet zyrtarisht erdhi më 15 shkurt të vitit 2018. /Rahovecnews.net/