Superliga vazhdon edhe sot, Gjilani konteston tri pikët në Ferizaj

superliga-vazhdon-edhe-sot,-gjilani-konteston-tri-piket-ne-ferizaj

Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe sot, me një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.

Skuadra e Gjilanit, e cila është në garë të ngushtë për titullin e kampionit, luan në udhëtim kundër Ferizajt, për të kontestuar tri pikët e xhiros së 24-të.

Ferizaj vjen në këtë ndeshje pas një humbje të thellë të pësuar kundër Prishtinës (8:1), dhe motivimi i tyre nuk është në nivelin më të mirë.

Në anën tjetër, skuadra e Mezanit do të tentojë të shfrytëzojë këtë situatë, si dhe disa mungesa të Ferizajt, për të arkëtuar tri pikë tejet të nevojshme.

Me një fitore eventuale, Gjilani do të ngritej në 45 pikë,duke u afruar në vetëm dy pikë me liderin, por duke u barazuar me Ballkanin dhe Dritën (këta të fundit kanë një ndeshje për të luajtur.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit luhet me fillim nga ora 17:00.

The post Superliga vazhdon edhe sot, Gjilani konteston tri pikët në Ferizaj appeared first on RahovesNews.