Pika e Lëvizjes Vetëvendosjes në Rahovec diskuton rolin e gruas dhe të rinjve në shoqëri

Nga Shaip Shala


Në ambientin pitoresk të Toska Lounge Bar n Rahovec, Pika e Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e rrushit, me rastin e themelimit të 15 vjetorit, organizoi tryezën ku u bashkëbisedua në temën” Roli i gruas dhe të rinjve në shoqëri, ku panelistët ishin deputetët e Parlamentit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, Arbër Rexhaj, Fitore Pacolli, si dhe nikoqiri, kryetari i Pikës së LVV në Rahovec, Visar Korenica.

duke përshëndetur të pranishmit dhe mysafirë, thotë se LVV është e përkushtuar në ngritjen e rolit të gruas dhe të rinjve në shoqëri, duke theksuar se ky rol duhet të jetë më i madh dhe në suaza të barabarta.

Deputetja Mimoza Kusari- Lila thotë se rolin e grave e ka avancuar qeveria Kurti, prej kryeparlamentares dhe pesë ministre të cilat janë treguar të suksesshme për një kohë të shkurtër.Në vazhdim, rreth kësaj teme kanë folur edhe deputetët Fitore Pacolli dhe Arbër Rexhaj, të cilit kanë theksuar rëndësinë e grave dhe të rinjve në shoqëri.