Nëndega e LDK-së për NRW në Gjermani i ndan Orën e presidentit të ndjerit Ismet Rracit

nendega-e-ldk-se-per-nrw-ne-gjermani-i-ndan-oren-e-presidentit-te-ndjerit-ismet-rracit

U mbajtë Mbledhja e Kryesisë të Nëndeges së LDK-së për NRW. Nën kryesimin e Kryetarit të Nëndeges z. Jakup Gërgurit,më 13.06.2010 ,u mbajtë mbledhja e Kryesisë së zgjeruar e Nëndeges së LDK-së NRW në Gjermani. 

Edhepse kohes së fundit,nga Pandemia munguan takimet e tilla ,prapseprap veprimtarinë u munduam ta mbajmë,të pakten simbolikisht përmes mjeteve elektronike.Në këtë mbledhje u debatue për gjendjen aktuale në Nëndegen tonë,dhe u konstatue që ekziston një klimë e mirë për vazhdimin e aktiviteteve ,edhe përkunder vështirësive të shkaktuara nga Pandemia corona 19.

Një ndër pikat kryesore ishte vendimi për ndarjen e Mirënjohjes Çmimi ORA E PRESIDENTIT 2020.Pas një debati  nga gjithë të pranishmit,Binak Gashi-propozues,Muharrem Xhafolli,Enver Musa, Enver Shala,Ibush Dyzi,Hilmi Gashi,Behxhet Krasniqi, Qazim Thaqi,Arben Gashi,Milazim Dervishi,Afrim Nuha,Bahtir Avdiu dhe Asllan Lajqi,u vendos që Mirënjohja për këtë vit ti ndahet z. Ismet Rracit-post mortum.Dorëzimi i Mirënjohjes do  bëhet, si zakonisht, në Selinë e LDK-së në Prishtinë gjatë pushimeve verore.

U vendos që të shënojmë 2 korrikun,diten e shpalljes së Deklarates  Kushtuetuese,nëse bëhet heqja e kufizimeve për tubime.Nëse jo ,atëherë do e bëjmë simbolikisht përmes faqes së internetit të Nëndeges .

Para disa ditësh u shpallë një nisiativë për ekspoziten Projekti Muzeor për Hero Salih Çekajn,nga Shoqata Salih Çekaj në Zvicer dhe Gjermani.U vendos njëzëri që të përkrahet kjo nisijativë.

Pas informimit nga z. Behxhet Krasniqi për ngritjen e shtatores për Kolonel Ahmet Krasniqin në Vushtrri,u vendos që një grup nga Nëndega jonë të merr pjesë në ceremoni,që parashihet të bëhet në Shtator.Organizimi iu besue z. Hilmi Gashit.

U vendos që qdo 6 muaj të raportohet për gjendjen financiare ,dhe për Aktivitetin e Nëndeges.

U vendos që të organizojmë Akdemi për Kolonel Ahmet Krasniçin në Shtator,premtim ky që e kemi bërë ta mbajmë edhe në kuader të Deges,si dhe organizimin e Darkes seë Lames 2020.

Këtë takim u paisen me Libreza antarësie të reja edhe disa antarë,obligim ky i dhënë nga Kryesia e Deges ,që  ne veq jemi në fund të realizimit sipas rregullores,dhe statusit.

Në fund ,kryesuesi falenderoj gjithë të pranishmit për gatishmërinë e tyre ,dhe kontributin që kjo Nëndegë me qdo kusht të vazhdoj aktivitetet ,dhe të qëndroj në kursin Rugovian ,pavarsisht sfidave që po ballafaqohet subjekti jonë me rrjedhat jo të lehta në Kosoven tonë.

Komisioni për informim i Nëndeges