Hoti nuk e ka mbështetjen e opozitës për dialogun me Serbinë

hoti-nuk-e-ka-mbeshtetjen-e-opozites-per-dialogun-me-serbine

Analistët vlerësojnë se është e domosdoshme përfshirja e opozitës në këtë proces.

Kur janë shtuar thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për rifillimin e dialogut pas heqjes së reciprocitetit qeveria Hoti është në kërkim të përkrahjes nga partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK-ja për krijimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë.

Zyrtarët e VV-së kanë refuzuar thirrjen e kryeministrit Hoti për t’iu bashkëngjitur ekipit negociator pasi kabinetin e tij qeveritar e konsiderojnë jolegjitim ndërsa në PDK thonë se nuk pranojnë ftesat e bëra nga studiot televizive.

Ndërkohë njohësi i zhvillimeve në vend, Faton Avdullahu e sheh të domosdoshme mbështetjen e opozitës në procesin e dialogut.

Heqja e masës së reciprocitetit nga ana e qeverisë Hoti si shtysë për vazhdimin e dialogut me Serbinë u mirëprit nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Por pavarësisht kësaj, hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli, vlerëson se nevojitet që Kosova të jetë palë e barabartë në këtë dialog. /Rtv21