Më tej thekson se shembulli i tyre i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Ushtrinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në ketë ditë historike për Shtetet e Bashkuara dhe ushtrinë e saj, përzemërsisht uroj popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së për 245-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane.
Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës.
Përjetë mirënjohës shërbimit të burrave dhe grave të ushtrisë amerikane, që ndihmuan dhe mbështetën Kosovën dhe popullin e saj në momentet historike dhe më vendimtare, nëpër të cilat kaluam së bashku.
Urime ditëlindja! #245 U.S.ARMY
RH /Rahovecnews.net/