Francë, mijëra njerëz protestuan kundër racizmit dhe dhunës policore

france,-mijera-njerez-protestuan-kunder-racizmit-dhe-dhunes-policore

Në përgjigje të thirrjes “Kolektivi Drejtësi për Adama” aktivistët u mblodhën në Shesin e Republikës në Paris, megjithëse mbajtja e tubimeve është ndaluar dhe protestuan kundër racizmit dhe dhunës policore.

Në demonstratë u kërkua drejtësi për Adama Traore, një shtetas francez me origjinë afrikane që humbi jetën në moshën 24-vjeçare në një makinë policie në vitin 2016. Demonstruesit mbajtën në duar pankarta të ndryshme, ku ishte shkruar: “Drejtësi për Adama”, “Policia kriminale”, “Jo dhunës policore” dhe “Nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë as paqe’.

Assa Traoré, motra e madhe e Adama Traore, mbajti një fjalim gjatë tubimit. Ajo dënoi dhunën e policisë ndaj vëllait të saj. “Vëllai im i vogël tha se nuk mund të merrte frymë,” pikërisht ashtu siç tha edhe George Floyd, afroamerikani që vdiq më 25 maj si pasojë e dhunës së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”,- u shpreh ajo.

Policia franceze nuk i lejoi protestuesit të dilnin nga sheshi i Republikës (LePlace de la République) dhe të marshonin drejt Sheshit të Operës (La Place de l’Opéra).

Për një moment u rrit edhe tensioni mes protestuesve dhe policisë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve që qëllonin me sende të ndryshme. Protestuesit thyen edhe xhamat e disa bizneseve.

Policia u bëri thirrje njerëzve të tjerë që dëshironin të hynin në shesh për të marrë pjesë në protestë që të largoheshin prej aty.

Kurse disa persona, anëtarë të një organizata ekstremiste të djathtë, varën një pankartë të madhe në katin e fundit të një godine në shesh, ku ishte shkruar: “Drejtësi për të bardhët e persekutuar nga racizmi“. Më pas banorët e pallatit reaguan ndaj pjesëtarëve të kësaj organizate dhe e grisën pankartën.

Në një deklaratë të drejtorisë së Policisë së Parisit thuhet se në protestat dhe antiprotestat e mbajtura në kryeqytet ishin ndaluan 26 persona, në mesin e të cilëve edhe 12 anëtarë të organizatës që kishte varur pankartën në fjalë.

Kurse një grup propalestinez reagoi kundër planit izraelit për aneksimin e disa zonave në Bregun Perëndimor të okupuar dhe politikave raciste të Izraelit.

Në protestat që u organizuan në kryeqytetin e vendit, Paris, morën pjesë 15 mijë vetë, kurse në protestat e Lionit pati konfrontime mes policisë dhe aktivistëve.

Nën masa të forta sigurie protesta kundër racizmit dhe dhunës policore u mbajtën edhe në qytete të tjera të Francës si: Grënobël dhe Marsejë.

The post Francë, mijëra njerëz protestuan kundër racizmit dhe dhunës policore appeared first on Rahovecnews.net.