
Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.
Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan Rahovec News.
Ai duket se nuk ishte vetëm një serial i cili e bëri të njohur Jonidën, por ajo aty gjeti edhe dashurinë e jetës.
Besnik Krapi, i cili ishte gjithashtu aktor në serial, tashmë bashkëshorti i saj.
Dy aktorët shumë të njohur janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në foton e fundit, Jonida po duket shumë bukur dhe e relaksuar, ani pse është në prag të lindjes./Rahovec News/