Home Kronika e zezë 58 vjeçari vrau 16 vjeçen dhe veten, shkaku dyshohet të jetë xhelozia e gruas për një fotografi

58 vjeçari vrau 16 vjeçen dhe veten, shkaku dyshohet të jetë xhelozia e gruas për një fotografi

0
58 vjeçari vrau 16 vjeçen dhe veten, shkaku dyshohet të jetë xhelozia e gruas për një fotografi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Vitomericë të Pejës.

Në këtë korridor A.R ,16 vjeçare bënte gjumin.

Kjo për shkak të kushteve të rënda dhe numrit të madh të anëtarëve të familjes.

E nga këtu, mëngjesin e së shtunës dyshohet se komshiu 58 vjeçar R.B, e mori për ta dërguar në shtëpinë e tij ngjitur.

Por nga këtu, asnjëri prej tyre nuk doli i gjallë.

Në njërën nga dhomat e kësaj shtëpie, mëngjesin e së shtunës u gjetën trupat e pajetë të R.B dhe A.R-së.

58-vjeçari dyshohet se vrau 16-vjeçaren e pastaj edhe vetën.

Vëllai i viktimës femër, Bajram Rudi, thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një xhelozie që ka treguar gruaja e të dyshuarit për motrën e tij.

Derisa shton se, viktimat i gjeti gruaja e tij dhe mbikëqyrësi i shtëpive.

Tutje, sipas vëllait të së miturës, raportet me komshiun, kanë qenë aq të afërta, saqë thotë se 16 vjeçaren e ka rritur i dyshuari.

I dyshuari kryesor për vrasje, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për në Kosovë.

Shtëpia e dorasit të dyshuar, ndodhet ngjitur me shtëpinë e viktimës. T7 ka tentuar, të marrë një prononcim edhe nga kjo familje por të njëjtit ndodhen jashtë vendit.

E të dielën, familja shumëanëtarëshe Rudi hapën të pamën për 16 vjeçaren.

Aty përveç të afërmeve të familjes, për ngushëllime erdhi edhe deputeti egjiptian Veton Berisha.

Ky i fundit, kërkoi nga institucionet përkatëse, që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

Gjithë ngjarjen e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria e Kosovës, derisa kanë shtuar se trupat e pajetë, janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe ar ma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”, thotë nga prokuroria.

Ndërkohë, nga Prokuroria shtojnë se, në paraburgim pritet të dërgohen 4 persona, dy nga të cilët, familjarë të viktimës femër.

Kjo pasi, të njëjtit sulmuan Policinë e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave në vendin e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!