Zonja e parë e Ukrainës infektohet me koronavirus

zonja-e-pare-e-ukraines-infektohet-me-koronavirus

Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska tha të Premten, se ishte testuar pozitive me koronavirus.

42 vjeçarja, shtoi se burri i saj, Presidenti Volodymyr Zelensky, dhe dy fëmijët e kanë rezultuar negativë.

“Sot kam marrë një rezultat pozitiv të testit COVID-19,” tha ajo në Facebook, shkruan abcnews.al.

Të enjten, autoritetet ukrainase bënë të ditur se kishte pasur një rritje alarmante të rasteve me koronavirus, ndërsa vendi lehtësoi kufizimet e bllokimit.

Të Premten, vendi i ish-Sovjetikut raportoi 29.753 raste dhe 870 vdekje.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje zyrtarëve që urgjentisht të përcaktojnë arsyen e e shpërthimit të rasteve të reja.

Ndërkohë, zonja e parë tha se ndihej mirë dhe ishte izoluar. /abcnews.a

The post Zonja e parë e Ukrainës infektohet me koronavirus appeared first on Rahovecnews.net.