Vetëvendosje i drejtohet përsëri Kushtetueses, që e quanin “gjykatë kulmore e kapjes së shtetit”

vetevendosje-i-drejtohet-perseri-kushtetueses,-qe-e-quanin-“gjykate-kulmore-e-kapjes-se-shtetit”

Vetëvendosje para dy ditësh ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit”, të deputetit Etem Arifi në seancën për votimin e qeverisë Hoti, shkruan Rahovecnews.net

“Me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, sot, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës”, thanë nga LVV.

E përveç kësaj, Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për çështjen e votës së Haxhi Shalës, të cilën e shohin si të ndikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai në një paraqitje televizive tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë akt.

“Deputeti Shala e shpjegoi mirë rastin. Kjo është shkelje kushtetuese nga Thaçi, prandaj do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë akt. Kemi shumë lëndë që do t’i dërgojmë në Kushtetuese”, tha Selimi.

Vetëvendosje do ta dërgojë Thaçin në Kushtetuese për çështjen e Haxhi Shalës

Por, Selimi nuk e pati problem që në të njëjtën paraqitje televizive, Gjykatën Kushtetuese ta quante të kapur, e madje edhe “Gjykatë e Hashim Thaçit”.

“Mos ma krahaso të lutem gjykatën e SHBA-ve më gjykatën e Thaçit. GJykata Kushtetuese doli edhe njëherë që në bazë të raportit që ka me shkelësit e saj e nxori këtë gjykim. Prandaj si rezultat i raportit që kjo gjykatë ka me shkelësit e saj, e nxori një aktgjykim të tillë dhe ne kemi guxim t’ia themi kujtdo se është gjykatë e kapur – si rezultat e këtij raporti tani kemi një qeveri jolegjitime”, tha Selimi.

E se Vetëvendosje përsëri po kërkon opinione nga Gjykata Kushtetuese është çuditshme edhe për faktin se askush nga ky subjekt politik nuk është pajtuar me vendimin e saj për formimin e qeverisë, dhe pas pak kohësh në qeveri që i besuan si Gjykatë, filluan përsëri të mos i besonin dhe ta quanin të kapur.

Ishte edhe vet lideri i kësaj partie, Albin Kurti i cili pas vendimit të kësaj gjykate pro formimit të qeverisë Hoti, tha se ky institucion “është Gjykata kulmore e kapjes së shtetit”.

Kurti edhe njëherë kundër Kushtetueses: Gjykata kulmore e kapjes së shtetit

Për Kushtetuesen, kishte folur edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca i cili kishte thënë se: “Nuk duhet ta konsiderojmë Kushtetuesen instancë mbretërore’’

Deklarata se Gjykata Kushtetuese është e kapur dhe e ndikuar deklarata ka pasur nga shumica e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por pavarësisht kësaj, ky subjekt politik do t’i drejtohet edhe me dy lëndë kësaj gjykate. /Rahovecnews.net/