Tubimi madhështor i Lëvizjes Vetëvendosje, shpresëdhënës për tē ardhmen e Kosovës

Shkruan: Shaip Shala


Në kohë momentale të amullt politike në Kosovë, e cila është pasojë e qeverisjeve të deritashme, ku ka lulëzuar vetëm korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar dhe papërgjegjësia e amoraliteti politik, kapja e gjithçkaje e shtetit, të gjitha këto kanë rezultuar me zbrazjen e Kosovës nga të rinj, tē cilit kanë humbur shpresë për perspektivën jetësore.

Por, tubimi madhështor i Lëvizjes Vendvendosjes duhet të jetë barometër shpresëdhënës për të ardhmen më të mirë, dhe duhet kuptuar se mocioni i Isa Mustafës ( jo i subjektit politik) e ka rrit Lëvizje Vetëvendosje edhe më shumë, gjë që u pa të premten.Duke mos llogaritur Nismën dhe AKR, parti tjera që llogarisin veten si të mëdhenj, vështirë se mund të kenë tubim madhështor si i LVV-së, sepse evidente është se popullit i ka ardhur deri te kapaku i kokës gjendja e mjerrueshme, ku indikatori kulminant është formimi i qeverisë me dy vota kontestuese, të cilat vota sipas juristëve, kanë elemente të veprës penale.Gjykata Kushtetuese ( mjerrisht politikisht e ngjyrosur), ka sjellur verdiktin e formimit të qeverisë, i cili verdikt është pranuar, por kësaj here po sfidohet seriozisht në rastin e dy votave kontestuese, dhe e kanë rastin të rehabilitohen.Absurditet i madh është kur Gjykata Kushtetuese i shpërfill mendimet e profesorëve të të Drejtës Kushtetuese, të cilit edhe ishin hartues të Kushtetutës, ndërkaq në anën tjetër janë edhe jurista të thjesht dhe njerëz partiak.