Sadiku shënon, Malaga e pëson

sadiku-shenon,-malaga-e-peson

Armando Sadiku e nisi aty ku e la.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare gjeti golin që në sfidën e parë pas rifillimit të kampionateve me skuadrën e tij Malaga në Segunda Division në Spanjë.

Megjithatë goli i realizuar me 11-metërsh nga Sadiku nuk i mjaftoi ekipit andaluzian për të evituar humbjen me shifrat 1-3 ndaj Huescas brenda në La Rosaleda.

Me golin e realizuar në minutën e 42-të, Sadiku u ngjit në kuotën e 11 finalizimeve me Malagan në kampionat në këtë sezon.

The post Sadiku shënon, Malaga e pëson appeared first on RahovesNews.