Ministri Krasniqi thotë se asnjë produkt ‘Kosovo e Metohi’ nuk mund të hyjë në Kosovë

ministri-krasniqi-thote-se-asnje-produkt-‘kosovo-e-metohi’-nuk-mund-te-hyje-ne-kosove

Ai ka thënë se me këtë veprim, Kosova i ka hapur rrugë dialogut dhe tash kërkohet nga Serbia që të ndalë fushatën për ç’njohje.

Përkundër kësaj, Krasniqi ka siguruar qytetarët e Kosovës se në Kosovë më nuk mund të futën produkte që nuk respektojnë emërtimet kushtetuese.

“I siguroj qytetarët se në Kosovë nuk mund të futën produkte Kosovo e Metohi. Nëse dikush nuk e zbaton këtë vendim, do të japing përgjegjesi”, ka thënë ai për RTV 21.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova ka shumë produkte më cilësore se sa që vijnë nga Serbia, është fjala për shumë artikuj ushqimor.

Ai ka thënë se Kosova është për një ekonomi të hapur duke synuar kështu tregjet evropiane dhe botërore.

Ai ka thënë se qeveria Kurti i ka bërë dëmë vendit kur ka pranuar testët nga Serbia si dhe ka lejuar mjekët serb që të vijnë në Kosovë në kohën e pandemisë, duke shtuar se Kosova ka shumë mjek që mund t’i shërbejnë qytetarëve të Kosovës anëkend vendit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë është zotuar se do t’u qëndroj afër prodhuesve vendor, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mandatin e tij sepse, kjo thotë se është e vetmja forme për të rritur ekonominë vendore.