Lehtësimi i masave të kufizimit në Turqi, sjell rritje të madhe të rasteve me Covid-19

lehtesimi-i-masave-te-kufizimit-ne-turqi,-sjell-rritje-te-madhe-te-rasteve-me-covid-19

Lehtësimi i masave të bllokimit në Turqi vazhdoi të rrisë përhapjen e coronavirusit, pasi numri i infeksioneve të reja u rrit për të katërtën ditë radhazi të shtunën.

Sipas Bloomberg,  qeveria raportoi 1.459 raste të përditshme, më së shumti që nga 16 maj.

Siç bëhet e ditur më tej, katërmbëdhjetë vetë vdiqën, duke sjellë numrin e vdekjeve në 4.792.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca theksoi rreziqet në një postim në Twitter, duke thënë se rritja e rasteve ditore është “një paralajmërim për ata që nuk i respektojnë masat”.

Siç vlerëson Bloomberg, rritja e infeksioneve pason një lehtësim gradual të kufizimeve që filloi në fund të majit. Është hequr një “shtetrrethim” për njerëzit më të vjetër se 65 vjeç dhe më të ri se 18 vjeç, së bashku me kufizimet e udhëtimit ndër-qytet kur filloi sezoni i turizmit.

Përveç këtyre, teatrot u lejuan të rihapeshin ndërsa fluturimet e brendshme gjithashtu u rifilluan./telegraf

Turqia shpalli “mision të kryer” luftën e saj kundër shpërthimit të COVID-19 më 20 maj, kur raste të reja ranë nën 1.000 për herë të parë që nga ditët e para të shpërthimit.

The post Lehtësimi i masave të kufizimit në Turqi, sjell rritje të madhe të rasteve me Covid-19 appeared first on Rahovecnews.net.