Haradinaj flet edhe me homologun turk, e falënderon për ndihmën në kohë pandemie

haradinaj-flet-edhe-me-homologun-turk,-e-falenderon-per-ndihmen-ne-kohe-pandemie

Po ashtu në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve të Kosovës, sidomos tani që do të jetë kryesuese e radhës pas Kosovës e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Në vazhdën e telefonatave nga miqtë e Kosovës, biseduam edhe me homologun turk z. Mevlüt Çavuşoğlu. Shpreha falënderimin për ndihmat mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse që dërgoi Turqia për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë, si dhe për mbështetjen në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës. Bisedova me z. Çavuşoğlu për harmonizimin e agjendës dhe prioriteteve të Kosovës, sidomos tani që do të jetë kryesuese e radhës pas Kosovës e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar në Facebook, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Më herët gjatë ditës, kryediplomatja kosovare ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj. /Rahovecnews.net/