Haradinaj bisedon me Gent Cakajn, përmenden raportet mes Kosovës e Shqipërisë

haradinaj-bisedon-me-gent-cakajn,-permenden-raportet-mes-kosoves-e-shqiperise

Temë e kësaj bisede, siç ka njoftuar Haradinaj ishte vullneti i përbashkët i të dy shteteve për realizimin e detyrave shtetërore e kombëtare, transmeton Rahovecnews.net.

“Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona”, ka njoftuar Haradinaju.

Sipas Haradinajt, marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë nuk lëvizin nga themelet e forta që këto dy vende i mbajnë bashkë secilën kohë.

“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë”, ka thënë ajo.