Gatishmërinë e Parisit për mbajtjen e samitit Kosovë-Serbi, e konfirmoi edhe ambasadorja franceze në Prishtinë, Marie Christine–Butel në përgjigje të shkruar për Klan Kosova.
Por ajo sqaron se në gjithë këtë Franca e ka partnere Gjermaninë dhe se nën udhëheqjen Bashkimit Evropian duhet të arrihet ujdi gjithëpërfshirëse, përfundimtare e ligjërisht detyruese, përmbajtja e së cilës duhet të përcaktohet nga të dyja vendet.