Bytyçi i PDK-së “sugjeron” LDK-në që të kërkojë ndihmë tek Vetëvendosje

bytyci-i-pdk-se-“sugjeron”-ldk-ne-qe-te-kerkoje-ndihme-tek-vetevendosje

Me anë të një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se për mbi gjashtë vite, LDK-ja dhe partitë tjera nuk kanë treguar në asnjë situatë mirëkuptim kur në pyetje ishin iniciativat për të mirën e qytetarëve, transmeton Rahovecnews.net.

“Egoja e tyre politike, ka qenë gjithmonë më e madhe se vetë nevoja politike e këtij vendi. Ndërsa sot, të ulur në karrigën e pushtetit e pa vota të mjaftueshme, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme dhe nuk hasin më në mirëkuptimin tone”, ka thënë ai.

Në këtë situatë, Bytyçi ka “sugjeruar” LDK-në që ndihmën ta kërkojë tek Vetëvendosje, bashkë me të cilën sipas tij i mashtruan qytetarët.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Mbi gjashtë vjet, partia e z. Hoti dhe partitë tjera politike, nuk kanë treguar mirëkuptim për asnjë situatë kur propozoheshin iniciativa për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Egoja e tyre politike, ka qenë gjithmonë më e madhe se vetë nevoja politike e këtij vendi. Ndërsa sot, të ulur në karrigën e pushtetit e pa vota të mjaftueshme, kërkesat për bashkëpunim dhe koordinim janë të vonshme dhe nuk hasin më në mirëkuptimin tonë.

Për vite me radhë, këto parti bojkotuan çdo iniciativë për vendin, bojkotuan Kuvendin dhe ligjet me interes për qytetarët. Bllokuan iniciativat ligjore, duke mos lënë gjë të zezë pa thënë e institucion pa denigruar e fyer.

Le të kërkojnë ndihmë nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilën i mashtruan qytetarët në Zgjedhjet e 6 tetorit.

PDK e ka të qartë rrolin e saj opozitar, sidomos karshi temave me rëndësi për vendin. /Rahovecnews.net/