Artizanati trashëgimi familjare

Nga Shaip Shala

Në Rahovec, qytetin e rrushit, shumë zanate dhe artizanate të vjetra janë shuar për shkak të mungesës së vazhdimit dhe interesimit të gjeneratave të reja, por tradita e tregëtisë të tekstilit dhe veshjeve të nusërisë është ende trashëgimi familjare e cila nuk do zhduket kurrë.


Shembull i mirë për këtë konstatim është Emir Haxhimeri, i cili ka trashëguar zejen e tregëtisë të tekstilit nga babai Shabani dhe nëna Zekije, i cili vazhdon rrugëtimin gjysëmshekullor të prindërve, dhe pos lokalit shitës në Rahovec, të njejtin lokal, “ Elma&Sh” ka hapur edhe në Prizren, në lagjen “ Tabahane”, rruga “ Remzi Ademaj”.
Emiri thotë se me përkushtim dhe si amanet e kanë vazhduar traditën familjare, dhe shpreson që edhe fëmijët e tyre do të vazhdojnë traditën.