100 të arrestuar në protestat kundër racizmit në Londër

100-te-arrestuar-ne-protestat-kunder-racizmit-ne-londer

Policia është sulmuar nga protestuesit në qendër të Londrës, mijëra njerëz atje protestuan sot anti-racizmit. Protesta të tilla pati në tërë Britaninë e Madhe.

Kryeministri i atjeshëm, Boris Johnson, tha se “racizmi në sjelljet dhunshme nuk ka vend në rrugët tona” pasi oficerët u panë duke u grushtuar dhe shkelmuar.

Sipas The Guardian, nga kjo protestë janë lënduar gjashtë oficerë të policisë.

Policia Metropolitane bën të ditur se nga protesta janë arrestuar 100 pjesëmarrës.

Statuja në Sheshin e Parlamentit në Londër u mbulua para protestës të së premtes kundër racizmit që shpërthyen pas vdekjes së Geroge Floyd, shkruan The Guardian./klank

 

The post 100 të arrestuar në protestat kundër racizmit në Londër appeared first on Rahovecnews.net.