Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arrestuar këtë person për vjedhje të rëndë

policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-te-arrestuar-kete-person-per-vjedhje-te-rende

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar një person që është i kërkuar për disa vepra penale për vjedhje të rëndë.

Personi i kërkuar është Isuf Allçi, i lindur më 15.11.1998 në Has të Shqipërsië.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim të DRP Pejë.