Ajo ka thënë se “emrat Albright dhe Clark janë të shkruar në themelet e shtetit të Kosovës”, derisa ka shtuar se i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës.
“Është nder i veçantë, që sot në përvjetorin e ditës historike të vendit, të zhvilloj bisedë telefonike me dy nga personalitetet kyçe që i dhanë kuptim dhe jetësim rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi, ish-Sekretaren Amerikane të shtetit Madeleine Albright, dhe ish Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë Gjeneralin Wesley Clark.
I falënderova nga zemra, për besimin dhe përkrahjen e popullit të Kosovës në kohën e duhur dhe për mbështetjen në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë. Faleminderit!”.