Më pastaj ai është nisur në këmbë tek memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s në Kosovë, shkruan Rahovecnews.net.
Teksa ka ecur sheshit të Prishtinës, ai ka kaluar kah bina e vendosur për tubimin e VV-së që sot mbahet në orën 17:00.
E ndonëse ka kaluar andej, atij nuk i ka interesuar shumë për atë që ishte vendosur.
Pasi që ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ai ka folur pak edhe para mediave.
“Sot ne bëjmë nderime në këto tri vende simbolikë të rezistencës, luftës dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Kjo ditë është e veçantë sepse kemi parasysh entuziazmin që kanë përjetuar qytetarët kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë. Ajo është memoria jonë, memoria e popullit tonë”, ka thënë Hoti. /Rahovecnews.net/