14 Qershori, Dita e Çlirimit të Rahovecit, ka filluar të shënohet me aktivitete rinore

Nga Shaip Shala


Për nder të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Rahovecit, aktivitetet e shënimit të kësaj date të rëndësishme kanë filluar nga e premtja e paraditës.​Në organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qendrës Rinore në Rahovec dhe OJQ “ Art Studio,

në parkun pitoresk të qytetit, po zhvillohet aktiviteti, “ Art në natyrë”, në hapjen e të cilit ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë për KRS, Bjondina Kleçka, ai i Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina.Qemajl Krasniqi, shef i sektorit për Rini dhe Sport pranë Drejtorisë për KSR thotë se ky aktivitet e ka simbolikën e veçantë, sepse marrin pjesë 20 nxënës të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë, 2008, ndërkaq aktivitetet do të vazhdojnë me nderime të dëshmorëve, dhe do të përmbyllen me mbledhjen solemne të Kuvendit komunal më 14 Qershor.

20 piktorë të rinj, të cilit pikturojnë me teknika të ndryshme të pikturimit, po mbikqyren nga profesorët piktorë, Ruzhdi Hoxha dhe Naim Kafexhiu.