Thaçi: Së shpejti tërhiqem nga jeta politike

thaci:-se-shpejti-terhiqem-nga-jeta-politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidojë përsëri për president.

Ai tha se nuk do t’i kthehet rrugës që ka kaluar në momentin që do t’i përfundojë mandati.

“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike. Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur”, është shprehur Thaçi për Syri Tv.

Tutje, Thaçi premtoi se nuk do të kthehet në asnjë pozitë institucionale qeveri.