Shpikja që zbulon arsyet e vdekshmërisë foshnjore

shpikja-qe-zbulon-arsyet-e-vdekshmerise-foshnjore

Një model shumë i ngjashëm me një embrion, të cilin shkencëtarët e kanë krijuar nga qeliza joseksuale, mund të ofrojë një hartë për trupin njerëzor, teksa ai formohet.

Shpikja e kërkuesëve nga ‘University of Cambridge’ do të lejojë studimin e fazës në zhvillimin e njeriut të quajtur ‘kutia e zezë’.

I njohur ndryshe si gastrulim, ai nuk është studiuar shumë më parë, për shkak të problemeve etike dhe ligjore rreth testeve në laborator.

Modeli mund të ndihmojë në shfaqjen e shkaqeve të defekteve në lindje apo sëmundjeve që fillojnë në gastrulim. 

Ato besohet të jenë të lidhura me alkoolin, mjekimet, kimikatet dhe infeksionet.

Një kuptim më i mirë në periudhën e gastrulimit mund të hedhë dritë në gjendje të tjera si infertiliteti, çrregullimet genetike dhe vdekshmëria foshnjore.

The post Shpikja që zbulon arsyet e vdekshmërisë foshnjore appeared first on Rahovec News.