Sërish zv/kryeministrja: Zyrën time e ka përdorur kabineti i Kurtit, s’kishte flamur dhe ishte tollovi

serish-zv/kryeministrja:-zyren-time-e-ka-perdorur-kabineti-i-kurtit,-s’kishte-flamur-dhe-ishte-tollovi

Në Kuvendin e Kosovës ajo sot tha se ka informacione që zyrën që e shfrytëzon tani, më parë në të kanë punuar zyrtarë të kabinetit të Kurtit, shkruan Rahovecnews.net.

Sipas saj, përveç që aty s’kishte flamuj, kishte edhe parregullsi.

“Unë nuk jam për të mbrojtë dikë ose për ta sulmu. E vërteta është që zoti Kurti ka thënë se nuk ja jap detyrën dikujt që e kam shkarkuar. Në fakt mua nuk më ka shkarkuar askush. Pse nuk na e dha detyrë ne dhe ta shohim se a ka simbole aty apo jo. Zyrën nuk jam e sigurt kush ka qenë, por e di që nuk ka pasur asgjë. Kam informacione që atë zyre ku jam unë e ka shfrytëzuar  kabineti i zotit Kurti. Është shqetësuese sepse aty ka pasur një tollovi dhe një parregullsi në zyre, dhe në shumicën e tyre. Ende ka mbetur pa deklaratën e pavarësisë që nuk e di ku e kanë dërguar nga ajo zyre”, tha ajo.

Tutje, kësaj deklarate iu përgjigj sërish shefi i Grupit Parlamentar të  VV-së, Rexhep Selimi.

Ai tha se deputetët e PDK-së dhe ata të koalicionit qeveritar sipas tij janë duke e tepruar me të pavërteta.

“Jeni tu e tepru me të pavërteta.  Folni cka keni të gjitha faktet nxjerrni hapur. Jeni tu dashtë me thanë që edhe na jemi si ju. Jeni tu e tepru me shpifje. Nëse keni dicka për Haki Abazin, qonu tregonu me kë është taku dhe ku. Unë kam qenë në qeveri dhe asnjë zyre s’e kam has ku nuk ka pas simbole”, tha ai.

“ Kërkush nuk lypi paqe me ju, kërkush nuk don që të jetë në opozitë me ju. Ju e keni rreshtu veten në anën e LDK-së”, tha ai duke iu kundërpërgjigjur deputetëve të PDK-së. /Rahovecnews.net/