QUINT-i thirrje liderëve politikë të Kosovës: Diskutoni pa fyerje dhe kërcënime

quint-i-thirrje-lidereve-politike-te-kosoves:-diskutoni-pa-fyerje-dhe-kercenime

Deklarata nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, thotë se çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, thuhet në reagim.

Ditëve të fundit, debati politik midis politikanëve në Kosovë ka marrë formë të sulmeve personale, kësisoj edhe erdhi ky reagim nga QUINT-i. /Rahovecnews.net/