Qeveria i jep dritën e gjelbërt, Kupa e Italisë starton nesër

qeveria-i-jep-driten-e-gjelbert,-kupa-e-italise-starton-neser

Kupës së Italisë më në fund iu dha drita e gjelbërt për të filluar në fazën gjysmëfinale nesër me takimi Juventus – Milan.

Edhe pse datat për ndeshjet e kthimit u bënë të njohura për publikun dy javë më parë, ato duhej të ratifikoheshin nga kryeministri Giuseppe Conte.

Tani, më pak se 24 orë para se Juve – Milan të fillojë, Conte njoftoi se ai kishte nënshkruar një dekret që lejonte këto ndeshje të zhvillohen – teksa Italia përgatitet të hyjë në fazën e tretë.

“Unë sapo kam nënshkruar një DPCM të ri (dekret qeveritar), duke lejuar ngjarje sportive, gara dhe, për rrjedhojë, Kupa e Italisë të rifillojë pas dyerve të mbyllura dhe në përputhje me protokollet e lëshuara në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e infeksionit”, tha ai në mbrëmje.

The post Qeveria i jep dritën e gjelbërt, Kupa e Italisë starton nesër appeared first on RahovesNews.