Policia deklarohet për tubimin e VV’së nesër në shesh

policia-deklarohet-per-tubimin-e-vv’se-neser-ne-shesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se është lajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje për tubimin që do të mbahet të premten në Prishtinë, raporton Gazeta Express

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga policia e Kosovës.  

“Lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton opinionin publik se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij tubimi/manifestimi”, njoftion policia.

“Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, dhe me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit, mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit”, thekson njoftimi.

Policia ka njoftuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi.

“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.