Home Lajmet Lajçak vjen në Kosovë me t’u hequr kufizimet në transport, BE nuk e tregon agjendën e takimeve

Lajçak vjen në Kosovë me t’u hequr kufizimet në transport, BE nuk e tregon agjendën e takimeve

0
Lajçak vjen në Kosovë me t’u hequr kufizimet në transport, BE nuk e tregon agjendën e takimeve

Bashkimi Evropian i ka “përvjelur” mëngët  për ta filluar punën në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Para dy ditësh, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak dha një sinjal të qartë se ka nisur angazhimin në terren për dialogun me Serbinë. Në Bruksel, ai zhvilloi një takim me ekipin që do të jetë i angazhuar në dialogun me Serbinë, shkruan Rahovecnews.net.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk ka datë të saktë, se kur parashihet që Lajçak ta vizitojë rajonin, ku pritet të ketë takime me liderët kryesorë të Kosovës e Serbisë.

Peter Stano, zëdhënës  i përfaqësuesit të lartë të BE-së, për Rahovecnews.net ka qartësuar se detajet rreth  vizitës së Lajçakut do të bëhen të ditura së shpejti.

“Ne do t’u informojmë së shpejti për detajet e këtij udhëtimi të planifikuar”, ka thënë shkurt Stano për Rahovecnews.net, në përgjigjen e pyetjes se kur do të vijë Lajçak në rajon, dhe se a do të zhvillojë takime edhe me opozitën.

Sidoqoftë, në një përgjigje që BE ka dhënë javën e kaluar për Rahovecnews.net, është bërë e ditur se Lajçak do të vijë në Ballkan sapo të hiqen kufizimet e lëvizjes së transportit ajror.

“Miroslav Lajcak planifikon të udhëtojë në rajon për të parë homologët e tij personalisht menjëherë kur të hiqen kufizimet aktuale të udhëtimit dhe të rivendosen lidhjet e transportit. Takimet personale janë mënyra më e mirë në të cilën funksionon diplomacia dhe janë pjesë e punës së përditshme të çdo diplomati dhe përfaqësuesi të BE-së”, kanë thënë nga BE për Rahovecnews.net.

Ekskluzive: BE konfirmon vizitën e Lajçakut në Kosovë e Serbi – Flet për pjesëmarrjen e Grenellit në dialog

E Lajçak mund të mos jetë i mirëpritur nga të gjitha palët në Kosovë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të participojë në një tavolinë diskutimesh ku ndërmjetësues është një personalitet, që vije nga një vend evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lexo po ashtu:

Thaçi: Nuk kam kontakte me Lajçakun, nuk e kam vullnetin të participoj në një proces që udhëhiqet nga ai

Para disa ditësh, Lajçak është takuar me një lider të rajonit, konkretisht presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Takimi ka ndodhur në Bruksel, dhe është i pari me një lider të rajonit në këtë fazë.

Aktualisht përveç BE-së, edhe SHBA-të kanë caktuar Richard Grenellin, si emisar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tash e disa kohë është angazhuar në formë aktive në Kosovë, ndërsa që një kohë të gjatë është duke kërkuar që qeveria në Prishtinë t’i heq të gjitha pengesat për procesin e dialogut. /Rahovecnews.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!