Sot, kam pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall,
ku fillimisht e falënderova për kontributin e shtetit që përfaqëson, gjatë gjithë etapës së zhvillimit të Kosovës si dhe vullnetin e kurdohershëm që të mbështetë e shtyjë përpara agjendën integruese të Kosovës.
Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën tonë, ku përveç prezantimit të potencialit me të cilin disponon Komuna e Rahovecit, e informova ambasadoren edhe me sfidat me të cilat po përballet qeverisja lokale.
Temë e diskutimit në këtë takim, ishin edhe potenciali ekonomik i biznesit rahovecas me mundësinë e rrjetëzimit me ekonominë e tregut finlandez, projektet e ndryshme të binjakëzimit, veçanërisht ndërveprimit në fushën e arsimit ku sistemi finlandez paraqet modelin më të mirë të sistemit arsimor e çështje që tjera që për qëllim kanë organizimin e nismave komunitare në fuqizimin e të rinjve.
Nga ambasadorja Stjernvall, mora konfirmimin për gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme edhe me Komunën e Rahovecit.