Kina dënon fluturimin e avionit ushtarak amerikan mbi Tajvan

kina-denon-fluturimin-e-avionit-ushtarak-amerikan-mbi-tajvan

Ministria e Jashtme e Kinës duke e cilësuar “provokim” dënoi fluturimin e avionit ushtarak mbi Tajvan nga SHBA-ja, transmeton Kosova Post.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, në një konferencë të zakonshme për shtyp bëri deklarata lidhur me fluturimin e avionit transportues ushtarak të tipit “C-40A” të SHBA-ve mbi Tajvan.

Chunying mbrojti idenë e saj se SHBA-ja me këtë veprim ka shkelur normat themelore të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo theksoi se “Kina e kundërshton kategorikisht këtë dhe e dënon në mënyrë të fuqishme”.

Duke i bërë thirrje SHBA-ve që të ndalë këto veprime “të paligjshme dhe provokative” Chunying tha se “Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të mbrojë me vendosmëri interesat e saj për sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin kombëtar”.

– Avioni transportues ushtarak amerikan hyri më 9 qershor në hapësirën ajrore të Tajvanit

Sipas lajmeve në shtypin e Tajvanit, ministria e mbrojtjes kishte deklaruar se më 9 qershor avioni ushtarak “C-40A” i ushtrisë amerikane hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit dhe se nuk mundi të kryejë ulje në aeroportet ajrore të vendit.

Avioni i ngritur nga ishulli Okinawa i Japonisë, kaloi mbi Tajvan dhe fluturoi në Azinë Jugore.

– Statusi i Tajvanit

Në vitin 1949 pasi Mao Zedong erdhi në pushtet në Kinë, Chiang Kai-shek dhe disa anëtarë të qeverisë u vendosën në Tajvan dhe shpallën pavarësinë duke pretenduar se pushteti i “Republikës së Kinës” që u formua në 1912 vazhdon në ishull dhe kjo iniciativë nuk u pranua nga Kina.AA.

The post Kina dënon fluturimin e avionit ushtarak amerikan mbi Tajvan appeared first on Rahovecnews.net.