Hoti: S’do të ketë përplasje mes meje e Thaçit për dialogun, Kushtetuta na i tregon kompetencat

hoti:-s’do-te-kete-perplasje-mes-meje-e-thacit-per-dialogun,-kushtetuta-na-i-tregon-kompetencat

I pyetur për faktin se figurativisht mund të ketë një përplasje ‘gjelash’, duke nënkuptuar një ‘luftë’ mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi, Hoti tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas tij, të gjithë do të respektojnë ato çka i njeh Kushtetuta.

“Nuk do shihni asnjëherë asnjë lloj konfrontimi mes institucioneve, për arsyen e thjesht pasi kompetencat tona kushtetuese janë të qarta sa i takon dialogut. Dhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë autorizimin që ka presidenti dhe kryeministri për dialogun. Për aq kohë sa secili qëndron brenda kompetencave kushtetuese, nuk besoj se do të ketë përplasje për krerët e institucioneve. Unë do zbatoj kompetencat që më jep Kushtetuta”, ka thënë Hoti në “Real Story”.

“S’do lejoj askënd që të kalojë atë kufi. Nuk dua dhe nuk do ta bëja dot. Nuk kam të drejtë të delegoj që përgjegjësitë e mija t’ja delegojë dikujt tjetër. Ajo që kemi bërë ne në ditët e fundit, kemi rikonfirmuar qëndrimet tona për dialogun. Qytetarët e Kosovës nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë të re, veç një qasje të strukturuar. Ne kemi betonuar parimet tona. Nuk kam mandat për të negociuar integritetin territorial të Kosovës dhe marrëveshja duhet te jete ne respektim të Kushtetutës. Unë si kryeministër, do t’i informojë në baza të rregullta forumin politik për dialogun. Do themeloj një këshill ekspertësh pranë zyrës së kryeministrit, në veçanti persona që kanë marrë pjesë në nivele negociuese”, tha Hoti.