Agjenti i Tolissos përgënjeshtron bisedimet me Man Unitedin

agjenti-i-tolissos-pergenjeshtron-bisedimet-me-man-unitedin

S’ka asgjë të vërtetë rreth spekulimeve që e lidhin Tolisson me Manchester Unitedin.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Eric Castagnino.

Mediat janë duke raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ dhe agjenti i futbollistit janë në bisedime për Corentin Tolisso, por agjenti i mesfushorit ka reaguar menjëherë.

“Nuk jam në diskutime me Manchester Unitedin”, tha ai për Sky Sport.

“Corentin është i dëmtuar dhe prioriteti i tij i vetëm është rikthimi në fushë”.

25-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2017.

Ai ka bërë 68 paraqitje, ka shënuar 14 gola.

The post Agjenti i Tolissos përgënjeshtron bisedimet me Man Unitedin appeared first on RahovesNews.