Home Sporti Futboll Vendi dhe datat e ndeshjeve, UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League

Vendi dhe datat e ndeshjeve, UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League

0
Vendi dhe datat e ndeshjeve, UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League

Pritet vetëm zyrtarizimi, por UEFA ka zgjedhur Lisbonën për të mbyllur këtë edicion të Champions League, të ndërprerë si të gjithë aktivitetet e tjerë futbollistikë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Vendimi do të merret më 17 qershor, por deri atëherë qeveria europiane e futbollit ka hedhur poshtë mundësinë që Liga e Kampioneve të mbyllej në Madrid.

Një nga arsyet ka të bëjë faktin se “Santiago Bernabeu” nuk është I disponueshëm dhe se ka ende në garë skuadra spanjolle në garë për trofeun e Champions. I favorizuar në këto detaje është Lisbona.

Mua

Të gjitha skuadrat portugeze janë jashtë këtij turneu, ndërsa kryeqyteti luzitan ofron dy stadiume në vetëm pak kilometra largësi. Sipas programit të UEFA-s, ndeshjet e Champions do të rinisin në fundjavën e 8 dhe 9 gushtit. Në këto data do të luhen katër sfidat e mbetura në fazën e 1/8.

Duke nisur nga 12 gushti do të startojë “final eight”, ku skuadrat do të përballen me eliminim direkt deri në finalen e madhe që do të zhvillohet më 23 gusht në stadiumin “Da Luz” të Benfikës.

Më e paqartë është situate me Ligën e Europës, për të cilën UEFA po mendon një zgjidhje të njëjtë. Me shumë mundësi, do të jetë Gjermania që do të presë këtë kompeticion.

The post Vendi dhe datat e ndeshjeve, UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League appeared first on RahovesNews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

error: Ku po shkon !!