Tanimë dihet se sistemi imunitar ka një rol kyç në luf.timin e virozave dhe sëmundjeve të tjera.
Ky mekanizëm i mundëson organizmit të luf.toj patogjenët e huaj, të cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundje.
Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar bëhet duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke përcjellë një dietë natyrale.
Mirëpo, ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar dhe të cilat i konsumojmë çdo ditë.
Disa nga këto produkte janë:
Alkooli– është produkti kryesor, i cili ndikon në dobësimin e sistemit tuaj imunitar.
Sipas hulumtimeve, alkooli e rrit rezikun e pneumonisë, stresit akut dhe infeksioneve të mëlçisë.
Kripa– është një produkt tjetër, i cili nëse konsumohet në sasi të lartë mund ta dobësoj sistemin tuaj imunitar.
Duke reduktuar konsumimin e kripës ju mund t’i luf.toni më lehtë patogjenët e huaj si dhe e forconi aftësinë organizmit për t’i luf.tuar infeksionet bakterale.
Sheqeri– sidomos sheqeri industrial mund të jetë një nga faktorët, që shkakton dobësimin e sistemit imunitar dhe aftësinë e organizmit për t’iu përgjigjur agjentëve të huaj dhe infeksioneve.
Kafeja– kafeja dhe çaji përmbajnë antioksidantë, që ndihmojnë në luf.timin e inflamacionit.
Mirëpo këto pije përmbajnë kafeinë, e cila në sasi të lartë në organizëm ka ndikim negativ. /Gazeta Express/
The post Ushqimet që e dobësojnë sistemin imunitar appeared first on Rahovecnews.