Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës

shkon-ne-12-numri-i-te-infektuarve-me-koronavirus-ne-posten-e-kosoves

Ka shkuar në 12 numri i të infektuarve me Covid-19 në Postën e Kosovës.

Burime të lajmi.net bëjnë me dije se numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës është rritur në ditët e fundit.

Po ashtu sipas këtyre burimeve, punëtorët në Postë janë shprehur të pakënaqur me menaxhmentin, pasi është bërë kthimi i menjëhershëm i komplet stafit në punë.

Punëtorët gjithashtu kanë shprehur shqetësimin për mungesë të furnizimit me dezinfektuesve dhe masa mbrojtëse ndaj Covid-19.

Kujtojmë se në vendin tonë aktualisht janë gjithsej 1 mijë e 298 raste me koronavirus, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

The post Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Postën e Kosovës appeared first on Rahovecnews.