SHBA zmbraps aeroplanët luftarak të Rusisë afër Alaskës

shba-zmbraps-aeroplanet-luftarak-te-rusise-afer-alaskes

SHBA-ja ka zmbrapsur bombarduesit rusë dhe aeroplanët luftarakë afër bregut të Alaskës të mërkurën në mëngjes, sipas Komandës Veri-Amerikane të Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore (NORAD), njofton CNN.

Dy aeroplanë luftarakë rusë janë futur në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës dhe u zmbprasën nga aeroplanët luftarak amerikanë, të përkrahur nga tankerët amerikanë, është njoftuar nga NORAD-i.

Në rastin e parë, NORAD, ka thënë se dy bombardues rusë dhe dy aeroplanë ushtarak rusë erdhën deri 20 milje nautike nga bregdeti i Alaskës. Formacioni i dytë ishte me dy bombardues që iu afrua deri në 32 milje nautike. “Aeroplanët luftarak rusë mbetën te hapësira ajrore ndërkombëtare dhe në asnjë moment nuk hynë në hapësirën ajrore të SHBA-së”, është njoftuar nga NORAD-i.

Komanduesi i NORAD-it, gjenerali Terrence J. O’Shaughnessy, ka thënë të mërkurën se “zmbrapsja e disa aeroplanëve ushtarak rusë demonstron gatishmërinë e forcave të NORAD-it dhe aftësitë për të mbrojtur territorin”. /kohan

Në mars, aeroplanët ushtarak amerikanë dhe kanadezë kanë zmbrapsur dy aeroplanë ushtarak rusë derisa po fluturonin pranë bregdetit të Alaskës.

The post SHBA zmbraps aeroplanët luftarak të Rusisë afër Alaskës appeared first on Rahovecnews.net.