Polonia do të hap kufijtë me BE-në të shtunën dhe fluturimet nga e marta

polonia-do-te-hap-kufijte-me-be-ne-te-shtunen-dhe-fluturimet-nga-e-marta

Polonia do t’i hapë kufijtë me shtetet tjera të Bashkimit Evropian të shtunën dhe do të lejojë fluturimet ndërkombëtare nga e marta, ka njoftuar kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Polonia është duke lehtësuar masat ndonëse po ka rritje të rasteve me koronavirus. Polonia ka mbyllur kufijtë për të huajt në mars për të parandaluar përhapjen e virusit. Mirëpo, ka lehtësuar gradualisht masat kufizuese, duke hapur qendrat tregtare, hotelet dhe restorantet në maj.

“Në disa shtetet…kjo pandemi ende po sillet në mënyrë shqetësuese, kështu që për tash do të kufizojmë vendimin e hapjes së kufijve vetëm te shtetet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Morawiecki.

Polonia së fundi ka parë rritje të rasteve të reja, shumica rreth minierave të qymyrit në jug. Të hënën janë raportuar 599 raste të reja, shifër rekorde.

Polonia, një shtet me 38 milionë banorë, ka regjistruar në total 27.668 raste me COVID-19 dhe 1191 të vdekur. /raporton agjencia Reuters./kohan

 

The post Polonia do të hap kufijtë me BE-në të shtunën dhe fluturimet nga e marta appeared first on Rahovecnews.net.