Policia arreston një person për fajde në Gjilan, kërkoi 39 mijë pasi i dha 30 mijë

policia-arreston-nje-person-per-fajde-ne-gjilan,-kerkoi-39-mije-pasi-i-dha-30-mije

Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një periudhë disa mujore që nga momenti i denoncimit të incidentit, në kuadër të sigurimit të provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, pas një pune operative/taktike hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit, është arritur të pasqyrojnë gjendjen faktike se një person i dyshuar ishte përfshirë në veprën penale të fajdes.

Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 30,000.00 € (tridhjetë mijë euro), sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin 39.000.00 € ( tridhjetë e nëntë mijë euro)