Mësohet vendi ku do të luhet derbi Everton-Liverpool javën e ardhshme

mesohet-vendi-ku-do-te-luhet-derbi-everton-liverpool-javen-e-ardhshme

Derbi Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit do të zhvillohet më 21 qershor në stadiumin Goodison Park me praninë e tifozëve, dhe jo në një stadium neutral siç ishte raportuar më parë.

Grupi për sigurinë në stadiume në Këshillin e Qytetit të Liverpulit u takua të mërkurën dhe e aprovoi një certifikatë të sigurisë për ta lejuar zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e Evertonit.

Bisedime për protokollin e shëndetit publik për këtë takim u mbajtën edhe mes Këshillit dhe Policisë së Merseyside dhe klubeve Everton dhe Liverpool.

Kjo ndeshje ishte në listën e ndeshjeve për të cilat forcat policore lokale kishin kërkuar të luheshin në vend neutral për shkak të druajtjeve rreth shëndetit publik, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Por tani është vendosur se protokolli i sigurisë shëndetësore mundëson që kjo ndeshjet të luhet në Goodison Park.

Liverpooli, i cili prin në Premierligë me 25 pikë më shumë se vendi i dytë Manchester City, mund ta fitojë titullin me fitore ndaj Evertonit, nëse skuadra e Pep Guardiolës mposhtet nga Arsenali në takimin e 17 qershorit.

The post Mësohet vendi ku do të luhet derbi Everton-Liverpool javën e ardhshme appeared first on RahovesNews.