Hoti tregon a do të shkojë me Thaçin në dialogun me Serbinë

hoti-tregon-a-do-te-shkoje-me-thacin-ne-dialogun-me-serbine

I pyetur se a do të shkojë në bisedime bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, ai ka thënë se ai do të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, “unë jam në krye të dialogut, presidenti e ka rolin e vet Kushtetues si kreu i shtetit”.

“Ne kemi ndërtuar një qasje të tillë që dialogu që do të udhëheq unë do të bazohet mbi Kushtetutën. Nuk e di a thotë presidenti, një gjë që e thotë kushtetuta nuk mund të ushtroj dikush tjetër kompetencat e mia. Në asnjë situata sepse kështu e thotë Kushtetuta. Po më një ndryshim shumë të madh, sepse ndoshta ka Haradinaj i ka dhënë kompetencat presidentit”, ka thënë Hoti në Rubikon

Hoti po ashtu ka numëruar tri parimet me të cilat do të hyjnë në dialog.

“Unë do të ushtrojë kompetencat e mija kushtetuese, unë jam në krye të dialogut, presidenti e ka rolin e vet Kushtetues si kreu i shtetit. Dialogun e udhëheq qeveria. Kemi  vendosur disa parime me të cilat do të zhvillohet procesi. Ne nuk dialogojmë për integritetitn territorial, e dyta nuk dialogojmë për karakterin unitar të shteti, dhe 3 marrëveshja që duhet të arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Hoti