Akuza të forta nga futbollisti i Schalke: Trump s’më pëlqen, është racist!

akuza-te-forta-nga-futbollisti-i-schalke:-trump-s’me-pelqen,-eshte-racist!

Mbrojtësi amerikan i Schalke 04 në Bundesliga, Wenston McKennie, ka lëshuar një deklaratë të bujshme.

McKennie akuzoi presidentin e Amerikës, Donald Trump, si racist!

“Nuk mendoj se Trump është njeriu i duhur për të qenë president. Ai nuk e kupton përgjegjësinë që ka, për shtetin e tij dhe për të gjithë botën. Mendoj se është injorant! Nuk e mbështes aspak, nuk më pëlqen si njeri! Në sytë e mi, ai është një njeri racist!”, u shpreh McKennie.

Mbrojtësi i Schalkes ishte ndër futbollistët e parë që mbështeti betejën kundër racizmit, pasi në një ndeshje të Schalke, mbajti në krahun e tij një shirit të zi, ku shkruhej: “Drejtësi për George Floyd!”

 

The post Akuza të forta nga futbollisti i Schalke: Trump s’më pëlqen, është racist! appeared first on RahovesNews.