‘Xhansu’ i jep fund vetmisë, në lidhje me aktorin e njohur

‘xhansu’-i-jep-fund-vetmise,-ne-lidhje-me-aktorin-e-njohur

‘Xhansu’ në lidhje me aktorin e njohur.

Aktorja turke, Leyla Tanlar u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj tek seriali që theu rekorde shikueshmërie dhe në vendin tonë “Fate të kryqëzuara’.

Pas këtij seriali aktorja shumë e re në moshë por shumë e talentuar mori pjesë në shumë seriale të tjera.

Megjithëse 22-vjeçarja është munduar ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private, mediat turke ‘Snob Magazin’ sjell të reja nga aktorja.

Sipas kësaj faqe aktorja është parë në një restorant në Etiler e kapur për dore më aktorin e njohru turk Genco Ozak i cili ka lujatur në disa seriale në Turqi dhe është shumë i njohur atje.

Po ashtu sërish sipas kësaj faqe thuhej se aktorët kaluan shumë kohë bashkë ndërsa burimet tregojnë se ajo i ka thënë miqve të saj se është shumë e dashuruar.